Vlorë, arrestohet i kërkuari për vjedhje. I dënuar nga Gjykata e Pogradecit

17/05/2015 00:00

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës bëri të ditur këtë të diel se, forcat e rendit kanë mundur të arrestojnë një shtetas të shpallur në kërkim prej kohësh.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Erald B. Hamzallari, lindur në Pogradec dhe banues në Vlorë, i cili sipas policisë vlonjate rezulton i shpallur në kërkim prej 27 Tetorit të vitit 2014 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Pogradecit, për veprën penale “vjedhje”, të cilën e ka kryer më shumë se një herë, e për të cilën i është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg”.

Siç raportohet, Policia e Vlorës kishte marrë informacione në rrugë operative, të cilat bënë të mundur kapjen e këtij personi, i cili ishte duke udhëtuar me një automjet të tipit “Renault”, në lagjen “10 Korriku” të qytetit bregdetar.

Top Channel