Vlorë, pranga falsifikatorit të shumëkërkuar

16/05/2015 00:00

Uniformat blu në qytetin e Vlorës kanë arrestuar një 58-vjeçar të shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh.

Sipas informacioneve zyrtare që vijnë nga qyteti bregdetar, shtetasi Zija Goxha falsifikonte dokumente me qëllim mashtrimin dhe vjedhjen e subjekteve të ndryshme.

Ai ishte shpallur në kërkim në fillim të vitit, pasi ishte dënuar në mungesë me 5 vjet burg nga Gjykata e Vlorës.

Burimet policore saktësojnë më tej se, vendndodhja e tij u lokalizua falë të dhënave të disa informatorëve, të dhëna që mundësuan edhe arrestimin.

Top Channel