Treni “Amtrak”, hetuesit: Mund të jetë goditur nga një objekt

16/05/2015 00:00

Treni i kompanisë “Amtrak”, i cili doli nga shinat në Filadelfia të martën, mund të jetë goditur nga një objekt, para rrëzimit. Ka qenë ky një prej përfundimeve të hetuesve amerikanë.

Një fatorino kishte dëgjuar në radio një bisedë mes makinistëve të dy trenave, të cilët të dy thoshin se ishin goditur. Por drejtuesi i Amtrak, Brandon Bostian thotë se ai nuk mund të mbante mend se çfarë ndodhi.

Treni doli nga shinat në një kthesë teksa ishte duke udhëtuar me dyfishin e limit të shpejtësisë, duke vrarë tetë persona. Më shumë se 200 pasagjerë ndodheshin në trenin e linjës Washington-New York.

Top Channel