Juventusi i përgjysmuar mposht Interin

16/05/2015 00:00

Me gjysmën e protagonistëve të kualifikimit në Madrid dhe me titullin kampion të siguruar, Juventusi mposhti Interin në Milano me rezultatin 1-2.

Zikaltërit ishin ata që kaluan të parët në avantazh. Icardi shënoi që në minutën e 9-të, duke dhënë sinjalin për një fitore të lehtë të Interit, duke parë edhe formacionin e Juventusit, ku mungonte Buffon, Pirlo, Tevez e Vidal.

Por nuk ishte kështu. Në fushë ndodhej Marchisio dhe Morata. I pari shënoi golin e barazimit në minutën e 42-të,  ndërsa spanjolli golin e fitores në minutën e 83-të, falë edhe një gabimi të portierit Handanoviç.

Me këtë humbje Interi i Mancinit i largohet edhe më shumë zonës së kupave të Europës, megjithëse janë edhe gjashtë pikë ende në lojë.

Top Channel