Tiranë, pranga shpërndarësit me 300 doza heroinë

15/05/2015 00:00

Policia e kryeqytetit ka realizuar një operacion kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike, duke arrestuar një person, të cilit iu gjet një sasi droge.

Burime policore zyrtare njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi Emiljan Dervishi, nga fshati Ferras i Tiranës.

Gjatë bastisjes së banesës së tij, uniformat blu kanë gjetur 300 doza drogë të llojit heroinë, si dhe 150 fishekë armësh zjarri, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Burimet shtojnë se kanë nisur ndërkohë kontaktet me Prokurorinë e Tiranës për të organizuar procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Top Channel