Tiranë, gjendet një fëmijë i humbur; policia apel familjarëve

14/05/2015 00:00

Policia e Tiranës ka gjetur paraditen e së enjtes një fëmijë të vogël të humbur, pranë Rrugës së Barrikadave të kryeqytetit.

Përmes një njoftimi për shtyp, policia ka bërë përshkrimin e të miturit, i cili është 3-4 vjeç, nuk flet dhe i veshur me pantallona të shkurtra ngjyrë blu dhe atlete.

Policia njofton familjarët se fëmija ndodhet në ambjentet e komisariatit numër 3 të kryeqytetit.

Top Channel