Tiranë, dy persona të armatosur tentojnë të grabisin një shtetas, e godasin me qytën e pistoletës

14/05/2015 00:00

Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një shtetas gjatë orëve të vona të ditës së enjte në kryeqytet, pranë Kopshtit Botanik.

Bëhet e ditur se dy personat kanë tentuar të grabisin shtetasin me inicialet R.I., të cilin e kanë goditur me qytën e pistoletës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se njëri prej personave të dyshuar si autor i ngjarjes, shtetasi Murat Shpata, 21 vjeç është vënë në pranga, ndërsa po punohet për kapjen e personit tjetër.

Top Channel