Nëndetëset ruse? Pa problem për Suedinë

14/05/2015 00:00

A e keni menduar ndonjëherë, sesi mund të mbahen nëndetëset e dyshuara ruse jashtë ujërave territorialë të vendeve të rrezikuara prej tyre? As mos e çoni ndërmend blerjen e ndonjë pajisjeje tepër të shtrenjtë detare…

Aktivistë të paqes në Suedi kanë arritur në një konkluzion të jashtëzakonshëm. Të ulësh një pajisje ndriçuese, që përmban “një marinar duke kënduar”, e cila jep edhe një mesazh miqësor ndaj homoseksualëve në detin Baltik.

Pajisja me shumë gjasa drithëruese dhe kumbuese është ideuar nga Shoqëria suedeze për Paqen dhe Arbitraritetin, që e përshkruan veten si organizata më e vjetër paqësore në botë.

Në përpjekje për të goditur agresionin ushtarak dhe homofobinë me “një gur të vetëm”, kjo shoqatë ka krijuar “sistemin hidrolokator nënujor”, për të përshëndetur nëndetëset ruse, të cilat mund edhe “të humbasin rrugën” në ujërat territoriale suedeze.

Shenja e animuar dhe me ndriçim neoni tregon një burrë me kapelën e një marinsi dhe të mbathura të bardha, me duart pas ijeve dhe me zemra të vogla që e rrethojnë. Mbi të shënohet edhe një mesazh: “Mirësevjen në Suedi”, qoftë në rusisht edhe në anglisht, me nëntekstin “Gay që prej 1944-s”, një referencë që i bën jehonë vitit kur Suedia njohu ligjërisht homoseksualitetin, kjo e fundit në anglisht.

Një valë zanore ujore bën thirrje vazhdimisht: Ndiqni rrugën këtej, nëse jeni gay!

Top Channel