Britani, qindra persona të dyshuar për terrorizëm janë kthyer nga Siria

14/05/2015 00:00

Sipas policisë britanike, më shumë se 700 persona të dyshuar si terroristë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe 350 prej tyre janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të fundit.

Scotland Yard sqaron se pothuajse çdo ditë po arreston një nga të kthyerit.

Në periudhën 2014-2015 janë arrestuar 338 persona, një rritje me 1/3-tën në krahasim me vitin e kaluar.

Mark Rowley, kreu i sektorit të anti-terrorizmit, tha se shumica e arrestimeve janë të lidhura me Sirinë.

Top Channel