Sekuestrohet kanabis në një autobus të linjës Tiranë-Prishtinë

12/05/2015 00:00

Dogana e Kosovës sekuestron 2 kg. kanabis në një autobus të linjës Tiranë-Prishtinë. Lënda narkotike u zbulua në bagazhin e një qytetari, i cili ishte duke udhëtuar me autobus.

Lënda u zbulua pas një kontrolli të oficierëve doganorë, të cilët kanë zbritur të gjithë udhëtarët dhe kontrolluar valixhet personale të tyre.

“Gjatë skanimit të valixheve tek një udhëtar me nënshtetësi kosovare janë hasur paketime të dyshimta. Gjithashtu, edhe në autobus është gjetur një pako tjetër. Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare, që ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve”, thuhet në një komunikatë të Doganës së Kosovës.

Sasia e zbuluar e lëndës narkotike iu dorëzua Policisë së Kosovës, ndërkohë që nuk është publikuar identiteti i poseduesit të kanabisit

Top Channel