Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë
12/05/2015 00:00
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë ka rënë pranë ishullit Honshu në Japoni.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale. Ndërsa autoritetet përkatëse kanë thënë se nuk ka rrezik për cunam.
Japonia është një nga vendet më aktive kur është fjala për aktivitetin sizmik ku ndodhin pothuajse 20% të të gjitha tërmeteve në botë.
Tërmeti më shkatërrues ndonjëherë në këtë vend ka ndodhur në mars 2011 me magnitudë 9.1 ballë, i cili goditi pjesën verilindore të ishujve të Japonisë. Kjo shkaktoi një cunam, që i mori jetën 18.000 personave dhe shkaktoi një katastrofë bërthamore.
Top Channel