F1, Rosberg realizon 146 xhiro në testimet e Barcelonës

12/05/2015 00:00

Nico Rosberg arrin të mposhtë veten e tij në testet e zhvilluara këtë mesjavë në pistën e Barcelonës. Piloti gjerman i skuadrës së Mercedesit ka arritur të përmirësojë kohën e “pole position”-it të regjistruar në fundjavë në Çmimin e Madh të Spanjës, në të njëjtin cirkuit ku fitoi me meritë vendin e parë në garën e pestë të Botërorit të Formulës 1.

Gjermani arriti të kompletojë 145 xhiro në pistën e Montmelosë dhe ishte më i shpejti nga 9 pilotët që testuan makinat e tyre, ndërsa vetëm skuadra modeste e Marusias nuk preferoi që të merrte pjesë në këto sesione.

Xhirot e nënkampionit të botës në Formula 1, ishin një maratonë e vërtetë për të vetmin pilot pretendent që u impenjua në ditën e parë. Pas krahëve të Nico Rosberg, u rendit me një diferencë me më shumë se dy sekonda makina Sauber me motor Ferrari, e drejtuar nga Markus Eriksson, si dhe Rafaelle Marciello, piloti testues i Ferrarit.

Rezultatet e plota të ditës së parë të testimeve:

1. N. Rosberg (Mercedes) 1:24.374
2. M. Ericsson (Sauber) 1:26.624
3. R. Marciello (Ferrari) 1:26.648
4. D. Kvyat (Red Bull) 1:26.904
5. P. Maldonado (Lotus) 1:27.338
6. N. Yelloly (Force India) 1:27.396
7. P. Gasly (Toro Rosso) 1:27.639
8. F. Massa (Williams) 1:27.911
9. O. Turvey (McLaren) 1:28.542

Top Channel