Alaba: Do të luaj në finale, Bajerni fiton 4-0

12/05/2015 00:00

David Alaba, një prej mungesave më të rëndësishme të Bajernit në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, i cili do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”, është shprehur i bindur se bavarezët do ta eliminojnë Barcelonën dhe do të shkojnë në finale.

“Do të fitojmë 4-0 dhe shpresoj të jem në gjendje të luaj në finalen e Berlinit”, ka thënë austriaku.

Bajerni humbi ndeshjen e parë në “Camp Nou” me rezultatin 3-0, me dy gola të shënuar nga Messi dhe një nga Neymar.

Ndërkohë, edhe mbrojtësi  Medhi Benatia është shprehur optimist për arritjen e një rezultati që do t’i jepte bavarezëve të drejtën për të qenë në finale të Champions League.

“Nuk do të jetë e lehtë, por ai që nuk beson do të jetë më mirë të qëndrojë në shtëpi’, tha ish-lojtari i Romës. “Ne kemi një ekip të madh dhe mund ta kthejmë rezultatin. Tashmë këtë e kemi dëshmuar”, shtoi marokeni.

Top Channel