Meksikë, hetim për vaksinën; dy fëmijë humbën jetën

11/05/2015 00:00

Autoritetet meksikane të shëndetësisë kanë nisur me urgjencë një hetim pasi dy foshnje vdiqën dhe 29 fëmijë janë shtruar në spital, për shkak të reagimit ekstrem të trupit ndaj injeksioneve të bëra në kuadër të programit kombëtar të vaksinimit.

Gjashtë prej të miturve mbeten në gjendje kritike për jetën. Problemet u raportuan pasi 52 fëmijë nga komuniteti rural, La Pimienta, u vaksinuan të premten për sëmundjet e Tuberkulozit dhe Hepatitit B.

Por disa orë më vonë, 31 nga të miturit kanë shfaqur shenja reaksioni të rëndë të cilat, me të gjithë gjasat, lidhen me administrimin e vaksinave, thone zyrtarët vendas. Deri në përfundimin e hetimit, vaksinat në fjalë janë bllokuar.

Top Channel