F1, Hamilton injoron urdhrat e skuderisë

11/05/2015 00:00

Kampionit në fuqi i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, iu kërkua të qetësohej në fundin e garës, por piloti ambicioz britanik refuzoi t’u bindej urdhrave nga bokset e Mercedesit.

Me skuadrën gjermane që po dominon dukshëm edhe në Botërorin e këtij viti, drejtuesit i thanë Hamiltonit të konsolidonte vendin e dytë, por kjo ishte shumë pak për të frenuar egon e anglezit.

Ai përdori një strategji me 3 pit stope për të parakaluar Ferrarin e Sebastian Vettel, madje tentoi edhe të ngushtonte diferencën me kryesuesin Nico Rosberg. Një debat mes palëve u zhvillua në radio mes Hamilton dhe inxhinierit të tij mbi mundësitë për të kapur vendin e parë.
 
“Ne duhet thjesht të konsolidojmë pozicionin aktual”, i thanë kampionit në radio, kur duheshin 10 xhiro nga fundi i garës së Barcelonës.
 
“Nuk është mirë për një pilot të dëgjosh këtë në një garë. Unë jam këtu për të garuar dhe jo për të përfunduar i dyti dhe natyrisht që këtë urdhër e injorova, duke sforcuar në maksimum makinën”, tha Hamilton.

Top Channel