Egjipt, ish-presidenti Mubarak dënohet me 3 vite burg për korrupsion

09/05/2015 00:00

Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak është dënuar me tre vite burg për korrupsion. Ai u rigjykua në Kajro.

Djemtë e tij u dënuan me katër vite burg secili, në të njëjtin rast, për përvetësimin e 14 milionë dollarëve, të destinuara për rinovimin e Pallatit Presidencial.

Dënimi fillestar u hodh poshtë më 13 janar, gjatë procedurave ligjore. Ky ishte rasti i fundit gjyqësor mbi Mubarak, i cili u përmbys nga pushteti gjatë kryengritjeve të vitit 2011.

Top Channel