Vlorë, asgjësohen 615 bimë kanabis

08/05/2015 00:00

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 615 bimë narkotike kanabis sativa në dy operacione.

Mësohet se 415 bimë janë zbuluar në fshatin Dushkarak, në anë të lumit të Vjosës. Policia bën me dije se bimët ndodheshin të kultivuara në 10 parcela.

Në një tjetër operacion, policia zbuloi rreth 200 bimë kanabis sativa në pyllin e fshatit Hoshtimë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel