Pakistan, rrëzohet helikopteri; vdes ambasadori norvegjez dhe ai filipinas

08/05/2015 00:00

Ambasadori i Norvegjisë dhe ai i Filipineve në Pakistan ishin mes 6 personave që humbën jetën, pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në veri të vendit.

Bashkëshortet e ambasadorëve të Malajzisë dhe Indonezisë, së bashku me dy pilotë, ishin viktimat e tjera të aksidentit tragjik.

Viktimat po udhëtonin drejt rajonit të Kashmirit për të marrë pjesë në hapjen e një projekti turistik. Helikopteri tip MI-17 u rrëzua në rajonin himalajan të Gilgit-Baltistanit.

Mësohet se mes të plagosurve janë ambasadori i Polonisë dhe Holandës.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit.

 

Top Channel