Aksident i frikshëm në “Rally”

08/05/2015 00:00

Francezi Yoan Droumenq dhe Gabriel Durand i kanë shpëtuar për mrekulli një aksidenti të rëndë në xhiron e Francës të garave “Rally”.

Piloti humbi kontrollin pasi u fut me shpejtësi tejet të lartë në një kthesë dyshe. Makina bën disa rrotullime në ajër dhe më pas u përplas me një pemë.

Me dhjetëra shikues ndodheshin në atë moment në dy anët e rrugës, por fatmirësisht nuk janë lënduar nga ky aksident spektakolar dhe i frikshëm. Ata nxituan menjëherë tek makina për t’u ardhur në ndihmë dy pilotëve, por çuditërisht ata dolën nga automjeti pa lëndime, megjithëse makina ishte shkatërruar.

 

Top Channel