Video/ Pamje tronditëse! Vrasja e oficerit të policisë në Kanada, momenti kur autori hap zjarr ndaj tij Një zjarr ka rënë natën midis të mërkurës dhe së enjtes në aeroportin Fiumicino të Romës, në terminalin numër 3 të fluturimeve ndërkombëtare.
Zjarrfikësit që kanë punuar për orë të tëra për shuarjen e flakëve, sipas të dhënave të mediave të vendit fqinj, kanë arritur t’i vënë ato nën kontroll rreth orës 7 të mëngjesit.
Sipas burimeve mediatike, kompania që menaxhon aeroportin njoftoi mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve në të, të paktën deri në orën 14 të së enjtes.
Vendimi në fjalë përfshin edhe fluturimet e linjës Tiranë-Romë, që rrjedhimisht janë pezulluar. Megjithatë, sipas të njëjtës kompani, aeroporti po shkon gradualisht drejt rihapjes.
Për disa orë kanë qëndruar të mbyllura edhe rrugët përreth aeroportit dhe linja hekurudhore që e lidh atë me Romën.
Gjithashtu, pasojat e zjarrit janë ndjerë në të gjithë trafikun ajror të Italisë, për të mos folur për dëmet materiale të shkaktuara.
Top Channel