Shmanget Moska, liderët europianë në Gdansk për përvjetorin e Luftës së Dytë Botërore

07/05/2015 00:00

Liderët europianë do të mblidhen në Gdansk të Polonisë. Ata do të marrin pjesë në 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë.

Në mesnatë do të mbahet një ceremoni në Westerplatte, ku dhe u shënuan të shtënat e para të luftës.

Përvjetori do të shënohet gjithashtu edhe në vende të tjera në të gjithë botën këtë fundjavë. Megjithatë, parada ushtarake në Moskë të shtunën do të bojkotohet nga pjesa më e madhe e vendeve perëndimore.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar pas aneksimit të Krimesë vitin e kaluar, dhe mbështetjes për rebelët në Ukrainën Lindore.

 

Top Channel