Mediat elozhe “Pleshtit”: Messi nuk mund te ndalet

07/05/2015 00:00

Barcelona dhe Lionel Messi plotësuan dëshirën e tifozëve katalanas për të shkatërruar skuadrën e cila dy vjet më parë i turpëroi në “Camp Nou”. “Pleshti” ishte njeriu i faqeve të para të gazetave europiane, të cilat nuk i kanë kursyer lavdet për të, duke e etiketuar edhe si më të mirin në historinë e futbollit.

“Messi përpin Guardiolën” është titulli kryesor i spanjolles “Marca”, e cila ka shkruar se goli i dytë Leo-s ishte një vepër arti.  E përditshmja “Sport” ka falenderuar argjentinasin i cili me dy gola magjik e ka çuar Barcelonën me një këmbë në finalen e Berlinit.

Ndryshe është situata tek e përditshmja “AS” e cila njihet për afrimitetin e saj me rivalet e katalansve, Real Madrid-in. Në faqen e parë të kësaj gazete, ka patur një hapësirë shumë të vogël për fitoren 3-0 të Barcelonës.  

Ndërkohë mediet gjermane kanë qenë unanime në qëndrimet e tyre,  duke shkruar se Messi-t iu dha më shumë liri seç duhet. E vetmja gazetë që ka justifikuar kampionët gjerman ka qenë “Kicker”,  në shkrimin e të cilëve thuhet “Guardiola nuk e kishte ekzagjeruar, Messi nuk mund të ndalet”.

Mediet gjermane janë treguar bujare me portierin e kombëtares së tyre, Manuel Noyer, të cilën e kanë vlerësuar si më të mirin në rradhën e skuadrës bavareze. Ndërkohë, pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola është treguar i sinqertë duke thënë se nuk besonte në një përmbysje rezultati, sepse sipas tij, për të ndodhur një gjë e tillë duhet një mrekulli nga lartë.

Top Channel