Grabitje me armë në Tiranë, hajdutët ikin me 500 mijë lekë

07/05/2015 00:00

Një grabitje me armë është kryer paraditen e së enjtes, në Rrugën e Durrësit, në kryeqytet.

Nga informacionet e fundit rezulton se, grabitësit, nën kërcënimin e armëve, kanë mundur të marrin 500 mijë lekë të nga dyqani.

Ata kanë mundur të largohen me shpejtësi pas grabitjes. 

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e tyre.

 

Top Channel