“Bild”: Lubitz tentoi të ndryshonte kurs, pati frikë nga vdekja?

07/05/2015 00:00

Andreas Lubitz, 93 sekonda para përplasjes, tentoi të ndryshonte kursin e Airbus A320 të Germanwings. Por kjo manovër manuale nuk u arrit, pasi piloti automatik ishte në funksion.

Kështu shkruan tabloidi gjerman “Bild”, duke cituar raportin e hetuesve francezë të BEA. “Ka mundësi që bashkëpiloti të ketë pasur frikë nga vdekja? Donte të shmangte përplasjen?”, shkruan tabloidi.

Ndoshta autori që u mori jetën 150 personave në bordin e avionit është penduar në sekondat e fundit. Por ishte tepër vonë. Incidenti ishte programuar nga vetë Lubitz, siç dhe treguan një ditë më parë hetimet. Ai kishte praktikuar reduktim të lartësisë dhe gjatë fluturimit drejt Barcelonës.

 

Top Channel