Trafikonte klandestinë, në pranga një 42-vjeçar

06/05/2015 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 42-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik klandestinësh. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Eduart Llanaj, nga Tirana.

Më 6 prill të këtij viti, Llanaj në bashkëpunim me shtetasin Sokol Qerkezi, i arrestuar nga policia, janë kapur në fshatin Pilur duke tentuar të trafikonin 10 shtetas të huaj nga Eritrea dhe Siria.

Dyshohet se personat e trafikuar kishin paguar sasi parash deri në 300 euro për person dhe kishin hyrë në Shqipëri nga kufiri i gjelbër me Greqinë, në përpjekje për të vijuar më tej drejt Malit të Zi dhe vendeve të BE-së.

 

Top Channel