Tepelenë, zbulohen dhe asgjësohen 720 rrënjë kanabis
05/05/2015 00:00
Efektivët e policisë së Tepelenës kanë realizuar operacionin e koduar “Këndrevica”, për goditjen e trafikut të drogës.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, agjentët zbarkuan në vendin e quajtur Kurtez, në fshatin Novicë, ku ishin kultivuar bimë narkotike.
Agjentët gjetën të kultivuara në gropa 750 bimë narkotike të tipit kanabis, që kishin arritur larttësinë nga 5 deri në 10 cm, saktësojnë burimet.
Mësohet se përmes djegies u asgësuan 720 bimë, ndërsa pjesa tjetër e tyre u mor në cilësinë e provës materiale, shtojnë autoritetet policore lokale.
Top Channel