Vlorë, policia asgjëson 380 rrënjë bime hashashi

04/05/2015 00:00

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 380 bimë narkotike të llojit Canabis sattiva.

Bima narkotike u zbulua pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e policisë në fshatin Penkovë e Vjetër, në vendin e quajtur Përroi i qepëve.

Bima narkotike është gjetur e kultivuar në tokë dhe nëpër gropa, në dy parcela të hapura posaçërisht në shtratin e përroit dhe kishin kapur një lartësi nga 20 deri në 40 cm.

Policia asgjësoi bimën narktike, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel