Gjendet i vrarë me armë zjarri 45-vjeçari

04/05/2015 00:00

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në aksin rrugor Burrel-Milot, pranë Shkopetit.

Viktima është identifikuar si Mark Përgjokaj. Në trupin e tij ka plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve dhe autorëve të ngjarjes.

Top Channel