Lazio ka lëshuar pozitën e dytë në klasifikim, pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Atalantën në transfertë. Kushërinjtë e urryer të Romës janë sërish sipër tyre me një pikë më tepër, pasi fituan 2-0 me Genoa-n me golat e Doumbia-s dhe Florenzi-t.
Pas një pjese të parë pa gola, Biava i Atalantës shënoi në të 49-n për të çuar të tijtë në avantazh, ndërsa 13 minuta nga fundi lacialët barazuan me Parolon.
Pas dy fitoreve rradhazi ndalet edhe Inter. Zikaltërit nuk arrijnë të mposhtin Chievo-n në shtëpi, duke bërë një hap fals për objektivat e tyre europian. Përkundër dominimit të djemve të Mancini-t, Chievo u tregua e vedosur për të marrë një pikë. Ndeshja përfundoi 0-0.
Ndërkohë, Fiorentina rigjen rrugën e fitores pas katër humbjeve rradhazi në kampionat. Djemtë e Montellës mposhtën Cesenën me rezultat 3-1. Ilicic me dy gola dhe Gilardino me një rikthyen ëndrrat europiane për violët, ndërsa miqtë nuk arritën më shumë se një gol që e shënoi Rodriguez.
Top Channel