Aksioni për vjedhjen e energjisë, 8 arrestime gjatë javës

03/05/2015 00:00

Edhe kësaj jave ka vijuar puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Janë kryer kontrolle në 3.897 raste dhe si rezultat janë evidentuar 29 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 29 autorë.Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, të gjithë pronarë biznesesh.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim 13 persona, ndiqen në gjendje të lirë 8 të tjerë, si dhe një faturist në Shkodër.
 
Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 2.167 lidhje të abonentëve debitorë dhe 29 lidhje të paligjshme.
 

Top Channel