Incidenti në takimin e PD në Durrës, shoqërohen dy persona

02/05/2015 00:00

Policia e Durrësit ka shoqëruar dy persona në lidhje me incidentin e një dite më parë të regjistruar gjatë një takimi elektoral të Partisë Demokratike.

Uniformat blu të qytetit bregdetar njoftojnë se personat e shoqëruar janë shtetasit me inicialet Xh.K. dhe J.B., që të dy 24 vjeç.

Ata dyshohet se janë autorë të sulmit ndaj  shtetasit me inicialet E.S., 21-vjeç, mbështetës i Partisë Demokratike.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërkohë që Partia Demokratike pas publikimit të pamjeve nga zënka, ka akuzuar drejtpërdrejtë kreun aktual të Bashkisë dhe kandidatin e mazhorancës për një tjetër mandat në Durrës, Vangjush Dakon.

Top Channel