Korçë, arrestohet hajduti serial i dyqaneve

01/05/2015 00:00

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, si autor i një seri vjedhjesh të ndodhura. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Ledion Metollari, është kapur në flagrancë në një dyqan ushqimor, ku kishte vjedhur shumën prej 10 mijë lekësh të rinj. Metollari kishte kryer më herët edhe dy vjedhje të tjera.

Katër ditë më parë ai vodhi një sasi prej 8 mijë lekësh të rinj në një market, dhe vetëm dje në një tjetër dyqan kishte vjedhur edhe 20 mijë lekë të reja.

Sipas policisë, 33-vjeçari përdorte të njëjtën taktikë në vjedhjeje, hynte në dyqan si klient, merrte sasinë e lekëve në sirtar dhe largohej me vrap.

Ndaj të riut rëndon akuza e vjedhjes të kryer disa herë. Metollari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Top Channel