Vlorë, arrestohet 35-vjeçari për armëmbajtje pa leje

30/04/2015 00:00

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës gjatë ditës së enjte për prodhim të armëve të zjarrit dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve të policisë shtetasi i ndaluar është Mikel Nikramaj, i cili u arrestua në flagrancë në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës, pasi iu gjetën dy armë zjarri të tipit pistoletë.

Pas informacioneve të marra nga shërbimet e policisë në rrugë operative rezulton se ky person ushtronte aktivitetin kriminal të prodhimit të armëve të zjarrit. Sipas policisë, ky shtetas njihet si person me precedent penal pasi ka qenë i dënuar më parë për “vjedhje” dhe për vepra të tjera penale.

Top Channel