E rrallë në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun 24 kilogramësh, e hedh mbi supe dhe bën ‘xhiro’ në shëtitore Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit është çelur në Bibliotekën Kombëtare ekspozita “Drejt lirisë”.
Kjo ekspozitë vjen si refleksion mbi parimet themelore të lirisë së shtypit, mbi rrugëtimin e shtypit shqiptar në rrugën drejt lirisë, siç e quajti drejtuesja e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, pasi ka ende shumë për të bërë për të mbërritur te liria e plotë e shtypit.
“Flasim për një rrugëtim sepse nuk mund të themi që kemi mbërritur në një moment absolut të lirisë së shtypit. Është një kërkim i vazhdueshëm që do të na shoqërojë gjithmonë”, tha Asllani.
“Drejt lirisë” u kushtohet zhvillimeve dramatike, që nga lindja e vetëdijes etike të shtypit dhe deri tek përpjekja për modernizim në vitet ’30, por edhe gjatë luftës, diktaturës e deri te dritëhijet që shoqëruan tranzicionin post-komunist.
Ajo vjen si bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe përkujdesin e profesor Mark Markut, i cili tha se kjo ekspozitë është një pasqyrë e shtypit shqiptar drejt lirisë së vet, pasi një shtyp i lirë do të thotë demokraci reale.
“Bashkë me punonjësit e Bibliotekës Kombëtare, jemi munduar që në këtë ekspozitë të konceptojmë një histori vizive të përpjekjeve të mediave shqiptare për të shkuar drejt lirisë. Në thelb, kemi menduar që çdo akt i formimit të një organi shtypi është një akt lirie në vetvete”, deklaroi Marku.
Ekspozita u pasua edhe nga një konferencë shkencore, ku referuan lidhur me problematikat e lirisë së shtypit sot, personalitete të fushës së letrave dhe gazetarisë.
Top Channel