Thyente karriget dhe tavolinat e një lokali në Tiranë, pranga 57-vjeçares

28/04/2015 00:00

Një 57-vjeçare, e cila pa dhënë asnjë arsye thyente vazhdimisht karriget dhe tavolinat e një lokali në Tiranë, është arrestuar nga policia pas denoncimit të pronarit të lokalit.

Duket se Aleksandra Buzali kishte krijuar shqetësime të vazhdueshme për 56-vjeçarin K.P., pronar i një lokali në kryeqytet, dhe sipas policisë, e ka detyruar këtë të fundit ta denoncojë.

“Aleksandra Buzali, lindur dhe banuese në Tiranë, u arrestua pas denoncimit për shqetësime të vazhdueshme që ajo sillte në lokalin, në pronësi të 56-vjeçarit. Ajo i ka shkatërruar karriget dhe tavolinat për motive të banale”, bën të ditur policia, në njoftimin e saj zyrtar.

Top Channel