Rey Manaj, gjeniu shqiptar që po monitorohet nga Juve dhe Inter

28/04/2015 00:00

Njëri nga portalet më të mëdha sportive Goal.com i ka kushtuar një profil sulmuesit shqiptar Rey Manaj. 18-vjeçari që vlerësohet njëri nga talentet më premtues në Itali ka thyer rekordin si lojtari më i ri që ka shënuar në Lega Pro me skuadrën e Cremonese-s.

“Manaj është një lojtar klas dhe karakter rebel që shpesh grindet me trajnerë dhe arbitra, sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të Serie A ku përfshihen Juventusi dhe Interi. Interesim për të janë duke shprehur edhe Manchester United dhe Atletico Madrid”- shkruhet në artikullin e Goal.com.

Manaj është aktivizuar për një kohë të shkurtër me Kombëtaren U19, ndërsa ka debutuar me një gol edhe me U21-shin. Shumë shpejt ai pritet të ketë një ftesë për Kombëtaren A nga Gianni de Biasi.

“Sulmuesi shqiptar ka treguar vlerat e tij, ai luan me të dyja këmbët dhe di të jetë i rrezikshëm edhe me kokë. Manaj është teknikisht i kompletuar, ndërsa mund të luajë edhe si sulmues i dytë. Zotëron një gjuajtje të fuqishme dhe mund të tregohet i jashtëzakonshem në gjuajtje standarde” – thuhet ndër të tjera në profilin kushtuar Manajt.

Top Channel