Real Madrid planifikon shkëmbimin Bale-Hazard

28/04/2015 00:00

Zhvillime të reja në aksin Madrid-Londër. Real Madrid ka filluar kontaktet e para me Chelsea-n me qëllimin e vetëm për të transferuar belgun Eden Hazard. Belgu, i cili ditë më parë fitoi çmimin “Lojtari më i mirë në Angli”, shihet si zëvendësim për Gareth Bale, i cili nuk po kalon momente të mira në kryeqytetin spanjoll.

Duke u nisur nga ky fakt dhe dëshira e Mourinho-s që ta ketë në skuadër sulmuesin Bale, dhjetë herë kampionët e Europës kërkojnë që të bëjnë një shkëmbim mes belgut dhe uellsianit.

Eden Hazard po kalon një formë të mirë, duke qenë edhe arsyeja kryesore që “Blutë” e Londrës do të festojnë trofeun e dytë këtë vit. Në anën tjetër, Bale është vënë në shënjestër të kritikave nga tifozët, të cilët mendojnë se 25-vjeçari nuk po jep maksimumin për fanellën.

Mediat shkruajnë se e vetmja mënyrë që Hazard të fitojë “Topin e Artë” është që të transferohet në Spanjë te Reali, pasi do jetë shumë e vështirë që çmimi i lakmuar nga belgu të arrihet me skuadrën e Mourinho-s që në Europë ka ngecur këtë vit.

Top Channel