Nuk provon dot burimin e pasurisë, kërkohet sekuestrimi i llogarive bankare

28/04/2015 00:00

Prokuroria për Krime të Rënda i ka kërkuar këtë të martë gjykatës
konfiskimin e llogarive bankare të shtetasit Kastriot Ismailaj,
administrator i shoqërisë “Adriatic Development Corporation LTD”.

Bëhet fjalë, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, për llogari bankare në shumat totale 3.2 milionë USD dhe 450 mijë euro të shtetasit Ismailaj, bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar e trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Prokuroria për Krime të Rënda, si struktura përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji, ka regjistruar procedimin penal, në bazë të akteve të përcjella nga Prokuroria e Tiranës, e cila po e heton Ismailajn për veprën penale të “mashtrimit”.

Prokuroria thekson se, fillimisht ndaj llogarive bankare të administratorit Ismailaj, gjykata ka vendosur masën e sekuestros preventive (paraprake). Ismailaj, i cili është në dijeni të vendosur së sekuestros, nuk ka paraqitur asnjë dokument për provuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

 

Top Channel