La Liga, Valencia 4 gola Granada-s dhe rimerr vendin e katërt
28/04/2015 00:00
Vetëm 5 javë nga përfundimi i La Liga-s dhe gjithçka mbetet e hapur si për titull kampion, ku Reali gjendet dy pikë pas Barcelonës kryesuese, ashtu edhe për të përcaktuar skuadrën e katërt, e cila do të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.
Valencia arriti një fitore të lehtë 4-0 ndaj Granada-s, por shumë të rëndësishme në ‘luftën’ për vendin e katërt.
Me nga dy gola për secilën pjesë vendasit arritën të merrnin tre pikët, me të cilat shkuan në kuotën e 68 pikëve, dy më shumë se Sevilla e vendit të pesta, e cila është edhe rivalja kryesore.
Për vendasit në këtë takim u aktivizua që nga minuta e parë edhe Shkodran Mustafi, i cili është kthyer në një prej lojtarëve kyç të Valencia.
Top Channel