F1, Arrivabene: Vettel i pranon gabimet

28/04/2015 00:00

Maurizio Arrivabene, drejtori sportiv i Ferrarit, ka deklaruar për ‘Autosport’ se Sebastian Vettel është një njeri “shumë i ndershëm, që nuk kërkon justifikime”.

Piloti gjerman bëri disa gabime në garën e Bahreinit dhe përfundoi i pesti, duke humbur 3 pozicione në krahasim me nisjen.

“Sebastian është një njeri fantastik, shumë i ndershëm dhe nuk gjen kurrë justifikime. E pranon menjëherë kur bën gabime dhe unë e vlerësoj këtë gjë”, shpjegoi shefi i Ferrarit.

Arrivabene nënvizoi edhe nisjen e mirë të sezonit që Vettel ka bërë me njëvendëshen e kuqe: “Të mos harrojmë që ka nisur një aventurë të re dhe ka arritur shumë në vetëm pak kohë”.

Top Channel