Dortmundi eliminon Bajernin nga Kupa e Gjermanisë pas penalltive

28/04/2015 00:00

Brenda tre ditëve Bajerni i Mynihut mëson fatin e dy titujve për këtë sezon. Të dielën ata fituan Bundesligën gjermane, ndërsa mbrëmjen e së martës hoqën dorë nga Kupa e Gjermanisë.

Dortmundi fitoi të drejtën për të qenë ekipi i parë finalist i kupës, pasi lojtarët e Jurgen Klopp u treguan më të saktë në goditjen e penalltive.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë, 1-1, Bajerni kaloi i pari në avantazh me Robert Lewandowski, ndërsa Dortmundi barazoi shifrat me Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 75-të. Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat dhe ndeshja shkoi në shtesë, por as 30 minutat e shtesës nuk mjaftuan për të vendosur finalistin e kupës.

Pas goditjeve të penalltive, bavarezët zhgënjyen totalisht duke mos shënuar asnjëherë, ndërsa Dortmundi shënoi dy herë.

Mbrëmjen e së mërkurës do të mësohet edhe finalistja tjetër e Kupës së Gjermanisë, e cila do të jetë një mes Arminia Bielefel dhe Wolfsburg-ut.

Top Channel