Prokuroria kërkon 53 vite burg për 7 të akuzuar; u kapën me 900 kg kanabis

27/04/2015 00:00

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin në total me afro 53 vite burgim për 7 persona, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Prokuroria ka kërkuar 8 vite e 8 muaj burg për Jorgo Naçin; 7 vite e 4 muaj burg për Niko Brahimin; 10 vite heqje lirie për Athenajdo Abazin (Amarildo Abazi); 8 vite burg për Saimir Shoshën; për Edison Latifin 7 vite e 4 muaj burgim; për Agur Malajn 6 vite e 8 muaj burg; si dhe 4 vite burg për të pandehurin V.B., i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, 7 personat akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë me skaf nga Vlora drejt brigjeve italiane 900 kg. kanabis sativa. Lënda narkotike u bllokua nga forcat e policisë shqiptare, në dhjetor të vitit 2013.

Top Channel