Bayern Munchen, 25 herë kampion i Gjermanisë

27/04/2015 00:00

Bayern Munchen është shpallur kampion i Gjermanisë ditën e dielë, pas humbjes së Wolfsburg ndaj Borussia Monchengladbach me rezultatin 1-0.

Kur duhen edhe 4 javë nga përfundimi i Bundesligës, ekipi i Guardiolës shpallet kampion pasi ka grumbulluar 76 pikë në 30 javë, 15 më shumë se Wolfsburg i vendit të dytë.

Ky është i treti titull kampion radhazi për bavarezët dhe i dyti radhazi për trajnerin Pep Guardiola në krye të skuadrës.

Kapiteni Philipp Lahm kishte thënë pas fitores së skuadrës së tij ndaj Hertha Berlin se nuk donta ta fitonte titullin duke qëndruar në shtëpi, por kjo gjë ndodhi.

Bëhet fjalë për titullin e 25 në histori për Bayern Munchen dhe sezonin e ardhshëm do të përpiqet të bëjë atë që nuk e ka bërë kurrë më parë në Bundesligë asnjë ekip tjetër: të fitojë 4 kampionate radhazi.

Top Channel