“Të gjithë sytë tek Blue Ivy”
26/04/2015 00:00
Kohë më parë Jennifer Lawrence i është referuar Jay Z dhe Beyonce si “Mbreti dhe Mbretëresha e Amerikës” dhe duket se dy yjet e suksesshëm tashmë kanë një princeshë, Blue Ivy Carter, e cila është shndërruar qendra e vëmendjes.
Beyonce ka postuar disa fotografi nga dasma e nënës së saj, Tina Knowles, e cila u organizua në Newport Beach në Kaliforni, në fillim të këtij muaji.
Në të gjitha fotografitë e publikuara duket se Blue Ivy ka qënë qendra e vëmendjes në atë dasmë pasi e gjithë familja ka rrethuar bukuroshen teksa kërcen në qendrën e sallës së kërcimit ku secili prej tyre e shoqëron me kërcim.
Top Channel