Milani zhgënjen sërish, mposhtet nga Udineze

25/04/2015 00:00

Milani ka zhgënjyer edhe këtë javë të Serisë A, ku është munduar nga skuadra e Udinezës me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 58 nga Pinzi që kalon vendasit në avantazh.

Në minutën e 74 Badu dyfishon rezultatin, ndërsa Pazzini dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt shënon golin e nderit për kuqezinjtë.

Milani në këtë ndeshje mbërrinte pas dy barazimeve radhazi, i pari ndaj Sampdorias në fushën e vet dhe tjetri në derbin përballë Interit, i vlerësuar si derbi më i dobët i viteve të fundit mes dy skuadrave.

Top Channel