Zbulohet një rrjet prostitucioni në Fier; pranga dy të rinjve, procedim 11 personave

24/04/2015 00:00

Policia ka zbuluar një rrjet prostitucioni në Fier, ka arrestuar dy të rinj, ka ndaluar tre persona, ndërsa 8 të tjerë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë. Ky është bilanci i operacionit të koduar me emrin “Natyra e qetë”, të ndërmarrë në të gdhirë të së premtes.

Sipas burimeve zyrtare të policisë rajonale, u arrestua 26-vjeçarja M.Gj., banuese në fshatin Halilaj të rrethit të Lushnjës, e akuzuar për ‘ushtrim prostitucioni’, dhe 22-vjeçari Arbri Ahmetaj, banues në lagjen “1 Maji” të Fierit, i akuzuar për ‘shfrytëzim prostitucioni’dhe ‘moskallëzim i krimit’.

Ndërkaq, u ndaluan 30-vjeçari Aranit Toromëni, 26-vjeçarja E.B. dhe 42-vjeçarja V.F., banues në fshatin Halilaj të komunës Bubullimë në Lushnje. Dy shtetaset akuzohen për ‘ushtrim prostitucioni’, ndërsa Toromëni për ‘moskallëzim të krimit’. Gjithashtu, po procedohen në gjendje të lirë 8 persona të tjerë, të akuzuar për ‘prostitucion, dhënie shpërblimi dhe përfitim personal’.

Policia bëri të ditur se organizator i këtij rrjeti është 30-vjeçari Toromëni.

Top Channel