Luis Enrique: Ndeshje e veçantë sepse është Guardiola

24/04/2015 00:00

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, deklaroi në konferencën për shtyp para derbit katalanas ndaj Espanyolit (e shtunë, ora 16:00) se, gjysmëfinalja e Champions League përballë Bayern Munchen do të jetë e veçantë sepse në stolin e gjermanëve do të jetë Pep Guardiola, trajneri që çoi në majën e futbollit botëror Barcelonën.

“Nuk dua të flas për Champions, por do të them vetëm që është një ndeshje speciale për mua dhe lojtarët sepse është Pep Guardiola përballë. Do të përpiqemi të fitojmë brenda dhe jashtë”, tha Luis Enrique.

Kur u pyet nëse Bayern Munchen është më i vështirë për t’u mundur në një apo dy ndeshje, Luis Enrique u përgjigj: “Nuk mund ta dish këtë. Futbolli ka shumë surpriza”.

Top Channel