Kukës, sekuestrohen rreth 3 kg marijuanë, 2 të arrestuar

24/04/2015 00:00

Rreth 3 kg lëndë narkotike marijuanë janë sekuestruar në qytetin e Kukësit gjatë mbrëmjes së të premtes nga policia, e cila vuri në pranga edhe dy persona.

Mësohet se droga ishte fshehur në automjetin tip “Benz” me targa AA 552 KE, me të cilin po udhëtonin edhe dy personat, Indrit Lala, 22 vjeç dhe Selanik Hotin, 23 vjeç, që u ndaluan menjëherë nga uniformat blu.

Sipas policisë së Kukësit, droga kishte si destinacion Kosovën, ndërsa mendohet se ajo është blerë në një qytet të Shqipërisë së Mesme.

Ndërkohë, vazhdojnë hetimet e mëtejshme për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Top Channel