Bulqizë, aksidentohet në minierë 52-vjeçari

24/04/2015 00:00

Një 52-vjeçar është plagosur rëndë, si pasojë e një incidenti të regjistruar në zonën D të minierës së Bulqizës.

Mësohet se i aksidentuari është shtetasi Hasan Gjoka. Ai punonte teknik në një sektor privat të minierës në momentin kur është aksidentuar, pak pas mesditës të së premtes.

52-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Policia dhe ekspertët po punojnë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, por nga të dhënat e para bëhet fjalë për shembjen e një masivi dheu në këtë zonë të minierës.

Top Channel