Shkodër, atentat agjentit të policisë; në kërkim autori

23/04/2015 00:00

Një agjent policie është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në qytetin e Shkodrës, jo larg banesës së tij.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave agjenti, për të cilin jepen vetëm inicialet K.K dhe mosha 55 vjeç, ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ndërkohë që kolegët e tij, me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë mbledhur dëshmitë paraprake duke arritur të identifikojnë autorin.

Ky i fundit, i identifikuar nga autoritetet vetëm inicialet, S.H, është shpallur në kërkim.

Top Channel